Rikthim befasues në Formula 1

Formula 1

Rikthim befasues në Formula 1

Më: 30 janar 2019 Në ora: 19:34
Bernie Ecclestone

Ish-pronari i Formula 1, Bernie Ecclestone, tashmë 88 vjeç, do të rikthehet sërish në sportin që ai vetë e bëri të madh. Ai do të kryejë rolin e ndërmjetësit mes pronarëve aktualë të Liberty Media dhe organizatorëve të garave të Formula 1, pas protestës dhe pakënaqësive që këta të fundit kanë shfaqur.

Ecclestone, dy vite më parë shiti 100% të kuotave të tij te Liberty Media, që duket se nuk është në gjendje të bëjë atë që premtoi. Jo vetëm kaq, por pronarët e rinj kanë krijuar pakënaqësi te organizatorët e garave, që u mblodhën në Londër për të diskutuar (përfaqësues nga 16 gara nga 21 që ka në total Formula 1).

Duket se Chase Carey, pronarit të Formula 1, po i ikën situata nga duart, ndaj ka vendosur t’i besojë një “dhelpre” të vjetër si Ecclestone. “Më kanë kërkuar që të përfshihem në këtë debat. Jam 88 vjeç dhe jam i papunë, por këtë sport e njoh më mirë se kushdo tjetër. Nëse duan që të negocioj me pistat jam gati”, u shpreh Bernie Ecclestone.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat