Dita e parë e testeve dimërore në MotoGP

Formula 1

Dita e parë e testeve dimërore në MotoGP

Më: 6 shkurt 2019 Në ora: 13:35
Dita e parë e testeve dimërore në MotoGP

Në pistën e Sepang, në Malajzi, është zhvilluar sot dita e parë e testeve dimërore në MotoGP, të cilat kanë konfirmuar motorin Honda të Marc Marquez si më të shpejtin. Spanjolli kampion bote dha kohën 1’59”621, duke lënë pas me dy të dhjetat Alex Rins me Suzuki. Në vendin e tretë, me 3 të dhjetat më shumë u klasifikua motori Yamaha i pilotit Maverick Vinales.

Ajo që ra në sy ishte koha shumë e shpejtë e dhënë nga Marquez (zhvilloi 29 xhiro), 1 sekondë më e mirë se rekordi i garës vendosur 4 vite më parë nga Lorenzo. Ky i fundit nuk garoi sot në pistën e Sepang për shkak të operacionit. Gjithsesi, rekordi i pistës është ende larg.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat