Kampioni i botës ngre flamurin e bardhë

Formula 1

Kampioni i botës ngre flamurin e bardhë

Më: 8 shkurt 2019 Në ora: 15:32
Kampioni i botës ngre flamurin e bardhë

Dhimbja për shkak të shpatullës së operuar që në nëntor ende nuk është larguar. Piloti spanjoll i Honda, Marc Marquez, në mbyllje të 3 ditë testesh që u zhvilluan në pistën e Sepang, Malajzi, ka rrëfyer se për të ky sezon do të jetë shumë i vështirë. Në ditën e parë ai zhvilloi vetëm 29 xhiro, në të dytën 37, ndërsa në të tretën 25. Shumë pak, pasi problemet në shpatull duket se nuk e lejojnë pilotin që të marrë maksimumin nga motori.

“Kemi bërë pothuajse të njëjtin numër xhirosh çdo ditë, duke provuar edhe disa gjëra të reja që kemi modifikuar në motorin Honda. Gjithnjë gjërat kanë nisur mirë, por me kalimin e kohës shpatulla ka nisur të krijojë probleme e më jep dhimbje, ndaj e kam patur të pamundur të vazhdoj të xhiroj në pistë. Nuk e di se si do ta zgjidh këtë ngërç në të ardhmen”, tha Marquez.

“Nuk arrij të pilotoj ashtu si dua. Zakonisht jam një pilot që frenoj dhe vonë dhe në fund të kthesës, por tani nuk jam në gjendje ta bëjë këtë gjë, duke frenuar më herët dhe në mënyrë delikate. Kjo më penalizon dhe do të më penalizojë edhe në garë. Për sa i përket motorit të ri gjërat vazhdojnë të ecin normalisht. Të shohim se si do të zhvillohen ngjarjet në testet e tjera”, tha Marquez.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat