McLaren nis revolucionin

Formula 1

McLaren nis revolucionin

Më: 14 shkurt 2019 Në ora: 18:08
McLaren

Seria e prezantimit të makinave të sezonit 2019 të Formula 1 ka vijuar sot pasdite me McLaren, një prej njëvendësheve legjendare të sportit të automobilizmit. Një makinë që ka ndryshuar tërësisht krahasuar me sezonin e kaluar, duke nisur nga pilotët dhe deri te motori që do të përdorë në garë.

Makina e re McLaren quhet Mcl34 dhe do të përdorë motorin Renault E-Tech 19, me të cilin synon të rikthehet te podiumi, pas 4 sezonesh zhgënjyese me motorin Honda. Pas katër sezonesh zhgënjyese është larguar edhe piloti Fernando Alonso. Ndaj, makina e re do të pilotohet nga spanjolli Carlos Sainz dhe britaniku Lando Norris.

Nuk ka shumë ndryshime pamje e jashtë e makinës britanike, që do të vazhdojë të jetë ngjyrë pjepri, por pjesa e pasme është kthyer tërësisht në blu. Mjaft ndryshime aerodinamike, sidomos në pjesën e përparme, që synojnë ta kthejnë McLaren në një makinë të shpejtë në pistë.

“Kemi dy pilotë të rinj, që së bashku përfaqësojnë një gjeneratë të re talentesh në Formula 1. Ata janë pjesë e një skuadre me histori në këtë sport dhe ne do të përpiqemi që t’u ofrojmë më të mirën, për ta çuar McLaren në një nivel tjetër”, tha Zak Brown, shefi i McLaren Racing.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat