“Schumacheri shqiptar”

Formula 1

“Schumacheri shqiptar”

Më: 19 shkurt 2019 Në ora: 13:53
Lirim Zendeli në mes

Talenti 19-vjeçar nga Maqedonia, Lirim Zendeli, do të jetë pjesë e ekipit junior të Sauberit në FIA Formula 3 Championship.

Zendeli, një djalosh shqiptar nga Maqedonia, ka bërë të ditur se do të garojë për skuadrën juniore të Sauberit në F3, shkruan Insporti

“Jashtëzakonisht i nderuar dhe krenar të bëj të ditur më në fund se do të garoj në ‘Fiaf 3’ si pjesë e ekipit të Sauberit. Na pret një sezon eksitues”, shkroi Zendeli në Instagram.

Zendeli, që ndryshe njihet si “Schumacheri shqiptar”, në shtator të vitit të kaluar arriti rekord në Formula 4.

Shoferi shqiptar e arriti një rekord duke fituar 10 nga 20 garat e kampionatit me ekipin e tij US Racing – CHRS, që drejtohet nga Ralf Schumacher, vëllai i legjendës së Formulës 1, Michael Schumacherit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat