Një garë spektakolare në Azi

Formula 1

Një garë spektakolare në Azi

Më: 22 shkurt 2019 Në ora: 15:27
Pamje nga një garë

Botërori i MotoGP, duke nisur nga viti 2021 do të zbarkojë edhe në Indonezi. Lajmin e ka konfirmuar sot Abdulbar Mansoer (presidenti i Zhvillimit Turistik në Indonezi), që dha se ka arritur një marrëveshje me drejtuesit e motoçiklizmit (e firmosur më 21 janr), për të zhvilluar në shtetin aziatik 3 gara, në vitet 2021-2023.

Bëhet fjalë për një pistë të gjatë 4.3 kilometra, gjysma e së cilës do të jetë qytetase, në rrugët e qytetit të Mandalika, në ishullin e Lombok. “Do të ndërtojmë gjithçka nga zero, por do të jetë një pistë spektakolare”, tha Mansoer.

“Do të përdorim pjesë të rrugëve të qytetit për të zhvilluar garën, madje edhe autostradën lokale. Besojmë se shumë shpejt do të përfundojmë punimet dhe më pas vëmendja do të përqendrohet në bokse dhe shkallët e tifozëve”, thanë organizatorët e garës indoneziane të MotoGP.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat