Zendeli: Një sezon në F3 kushton nga 800 mijë euro deri në 1.2 milion

Formula 1

Zendeli: Një sezon në F3 kushton nga 800 mijë euro deri në 1.2 milion

Më: 23 shkurt 2019 Në ora: 12:31
Zendeli: Një sezon në F3 kushton nga 800 mijë euro deri në 1.2 milion

Lirim Zendeli është afër të realizojë ëndrrën e tij për të qenë pilot në Formula 1.

Zendeli ditë më parë është prezantuar me ekipin e SuaberMotorsport në kampionatin e Formula 3, shkruan Insporti.

20 vjeçari do të jetë një nga tre pilotët e njëvendshes “Alf Romeo”, makinë e cila këtë sezon është rikthyer edhe në Formula 1.

Ekipi i SauberMotorsport këtë sezon do të ketë shtatë pilotë, Kimi Raikkonen dhe Antonio Giovinazzi, do të garojnë në F1, ndërsa Zendeli është një nga tre pilotët që do të garojnë në F3, që është dy nivele më poshtë se F1.

Lirimi karrierën e tij e ka filluar në vitin 2010 dhe brenda pak vitesh pritet të garoj në Formula 1.

Zendeli, u shpall kampion i Formula 4 në sezonin e kaluar. Ai bëri paraqitje të shkëlqyer duke fituar më shumë se gjysmën e garave sezonale.

Insporti ka zhvilluar një intervistë me Lirmin, i cili ka deklaruar se është shumë i lumtur që është shqiptari i parë në këtë nivel dhe se është krenar me punën e tij.

-Për cilën ekip ke nënshkruar, kohëzgjatja e kontratës dhe kushtet?

Kam nënshkruar me Sauber Junior Team F3, mundësuar nga Charouz.

– Kur ke dalur nga Karting, rrugëtimi deri te kontrata me Sauber?

Nga karting kam dalur pas përfundimit të sezonit 2015/2016. Në vitin 2018, kam bërë gara në F4, dhe gjatë këtij viti kam fituar kampionatin e Gjermanisë. Më pas kam bashkëpunuar me Charouz në F4, të cilët më mundësuan kontratën me SauberMotorsport.

– Sa kushton një sezon në F3, pjesët mekanike, sigurimi shëndëtsor?

Gjithacka varet nga se çfarë përbërje ka ekipi gjatë sezonit. Një sezon në F3 kushton nga 800 mijë euro deri në 1.2 milion euro. Sigurim shëndetsor e kemi ekstra, për çdo rast.

 – Kontratën e keni nënshkruar për një sezon apo gjysmë sezoni, detajet e sezonit dhe stafi i ekipës?

Kontratën e kam nënshkruar vetëm për një sezon në F3, do të testohem 6 ditë.

(Lirimi nuk i ka bërë të ditura detajet e kontratës)

– Lidhja e F3 dhe F1, a keni qasje ne F1 te Sauber dhe në të dhënat e tyre? 

Si Sauber Junior kam qasje në Sauber Box, pra unë mund të qasem në të dhënat e ekipit të F1.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat