Yamaha me dy fytyra

Formula 1

Yamaha me dy fytyra

Më: 9 mars 2019 Në ora: 18:56
Yamaha

Piloti spanjoll i Yamaha, Maverick Vinales, ka siguruar “pole position” sot në mbrëmje në pistën e Losail, të vlefshme për garën e parë sezonale të Moto GP, atë të Katarit. Provat zyrtare u zhvilluan nën dritën artificiale, aty ku Vinales ishte më i shpejti në pistë. Spanjolli ndali kronometrin në 1’53”546, duke lënë pas italianin e Ducati, Andrea Dovizioso. Ndërsa i treti u klasifikua spanjolli i Honda, Marc Marquez, kampioni i botës në fuqi.

Kjo treshe do të formojë nesër vijën e parë të startit (ora 18:00), por ajo që bie në sy është se bëhet fjalë për 3 pilotë që pilotojnë 3 motorë të ndryshëm. Çka pritet ta bëjë mjaft interesante garën. Ata që zhgënjyen në provat e sotme zyrtare ishin Valentino Rossi dhe Jorge Lorenzo. Italiani që piloton motorin Yamaha do ta nisë garën e nesërme nga vendi I 14-të, ndërsa spanjolli me Honda do të jetë i 15-ti në start, shumë larg më të mirëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat