Petrucci më i shpejti 

Formula 1

Petrucci më i shpejti 

Më: 3 maj 2019 Në ora: 17:10
Petrucci më i shpejti 

Piloti italian i Ducati, Danilo Petrucci, ka qenë më i shpejti në sesionin e dytë të provave të lira të zhvilluar në pistën e Jerez, të vlefshme për garën e Çmimit të Madh të Spanjës në MotoGP. Ai dha kohën 1’37”909, duke lënë pas motorin tjetër Ducati, atë të Andrea Dovizioso, me 97 të mijëtat më shumë. Ndërsa në vendin e tretë u klasifikua Cal Crutchlow me LCR Honda. Vetëm i katërti kampioni i botës në fuqi, spanjolli Marc Marquez me Honda zyrtare, dy të dhjetat më i avashtë. Ndërsa shoku i tij i skuadrës, Jorge Lorenzo, u klasifikua në vendin e dytë. Në këtë pistë duket se do të vuajë shumë motori Yamaha, pasi Valentino Rossi u rendit në vendin e 14-të. Italiani kishte vështirësi, ndërsa shoku i tij i skuadrës Maverick Vinales doli i pesti. Zhgënjeu edhe kryesuesi i Botërorit, Alex Rins, që me motorin Suzuki u rendit në vendin e 16-të, 8 të dhjetat më i  ngadaltë. Të shtunën, në orën 14:10, do të nisin provat zyrtare në MotoGP, ndërsa të dielën, në orën 14:00 do të zhvillohet gara. Kjo e Jerez është e para për këtë sezon në Europë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat