Marquez dominon në Jerez

Formula 1

Marquez dominon në Jerez

Më: 5 maj 2019 Në ora: 16:18
Marquez dominon në Jerez

Marc Marquez ringrihet menjëherë. Kampioni në fuqi i botës në Moto Grand Prix dominoi Çmimin e Madh të Jerez de la Frontera, të zhvilluar në Spanjë duke regjistruar suksesin e dytë sezonal dhe duke hedhur pas shpatullave atë rrëzim në Austin. Një sukses i gjithi spanjoll ai në Jerez pasi podiumi u kompletua nga Alex Rins me Suzuki dhe Maverick Vinales me Yamahan. Falë fitores në garën e shtëpisë Marc Marquez mori edhe kryesimin e klasifikimit të përgjithshëm pas 4 garave të para në kuotën e 70 pikëve, 1 më shumë se Alex Rins dhe 3 më tepër se Andrea Dovizioso. Vetëm vendi i 6-të për Valentino Rossi që zhvilloi një garë në malore por e mbylli duke marrë pikë të rëndësishme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat