Ferrari ndryshon planet, makina e Vettel me surpriza në Spanjë

Formula 1

Ferrari ndryshon planet, makina e Vettel me surpriza në Spanjë

Më: 8 maj 2019 Në ora: 06:46
Ferrari

Gara e radhës në botërorin e Formula 1 do të zhvillohet ditën e diel në Spanjë. Makina Ferrari ende nuk ka fituar në asnjë nga 4 garat e zhvilluara deri më tani, por ajo që habit është vendimi që kanë marrë inxhinierët, për të ndryshuar motorin e makinës së Sebastian Vettel (një pilot ka 3 të tillë në dispozicion për gjithë sezonin).

Kjo gjë ishte programuar që të ndodhte pas një muaji, në Kanada, por duket se “kokëkuqja” ka vendosur të ndryshojë kurs, duke i dhënë Vettel një motor të ri. “Kjo është një pistë e veçantë dhe sektori i fundit është ai që bën diferencën. Në Spanjë nuk kam fituar me Ferrarin, shpresoj që me masat që kemi marrë këtë herë t’ia dal mbanë”, tha Vettel.

Ndërsa Mattia Binotto, shefi i Ferrarit tha: “Jemi shumë pas Mercedes dhe duhet të zhvillojmë sa më shumë makinën për të rivalizuar. Në Baku përdorëm një paketë të re aerodinamike, ndërsa për në garën e Spanjës vendosëm të ndryshojmë motorin, më herët nga parashikimi. Të shohim se si do të shkojnë gjërat, pasi edhe rivalët tanë lëvizin”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat