Marquez fiton garën në Francë

Formula 1

Marquez fiton garën në Francë

Më: 19 maj 2019 Në ora: 15:11
Marquez fiton garën në Francë

Marc Marquez me Honda fitoi garën e Çmimit të Madh të Francës në MotoGP, duke prerë i pari vijën e finishit në pistën e La Mans. Ky është suksesi i tretë sezonal për pilotin spanjoll, kampionin e botës në fuqi, që kryeson i shkëputur edhe renditjen e botërorit (+8 pikë nga rivalët). Një garë e dominuar dhe fituar me meritë nga Marquez, që e nisi atë nga “pole” dhe e ruajti kreun deri në fund. Në vendin e dytë dhe të tretë u klasifikuan dy pilotët italianë të Ducati, me Andrea Dovizioso që u rendit para shokut të tij të skuadrës Danilo Petrucci.  Një garë lineare për legjendën Valentino Rossi, që e nisi atë nga vendi i pestë dhe e mbylli atë po në këtë vend. Para tij u rendit motori Ducati Pramac i australianit Jack Miller.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat