Niki Lauda, një legjendë e automobilizmit

Formula 1

Niki Lauda, një legjendë e automobilizmit

Më: 21 maj 2019 Në ora: 09:38
Foto

Niki Lauda është ndarë nga jeta e tij, duke lënë prapa vetes një histori me plot suksese në sferën e automobilizmit. Nga tani, bota e këtij sporti ka një kampion më pak në gjirin e saj.

70-vjeçari ka qenë tri herë kampioni i Formulës 1, Niki Lauda, ai e mori titullin për Ferrarin në 1975 dhe 1977 dhe McLaren në 1984.

Për shumë njerëz, ai do të mbahet mend për shërimin e tij të mrekullueshëm dhe kthimin në gara pasi u dëmtua keq në një aksident në Grand Prix të Gjermanisë në 1976.
 

Image

Pas karrierës së tij si një shofer i garave, ai u bë një sipërmarrës ajror duke themeluar tre linja ajrore austriake: Lauda Air, Fly Niki, dhe Laudamotion, dhe, së fundmi, një kryetar jo-ekzekutiv për ekipin e Formula 1 Mercedes.

“Arritjet e tij unike si atlet dhe sipërmarrës janë dhe do të mbeten të paharrueshme, ndjeshmëria e tij e palodhshme për veprim, drejtësia e tij dhe guximi i tij mbeten një model dhe një pikë referimi për të gjithë ne”, kanë thënë familjarët e tij.

Ish-kampioni britanik F1, Jenson Button e ka quajtur atë një “legjendë”, ndërsa McLaren tha se Lauda do të “ruhet në historinë tonë”.
 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat