Hamilton triumfon në Monaco

Formula 1

Hamilton triumfon në Monaco

Më: 26 maj 2019 Në ora: 17:29
Hamilton triumfon në Monaco

Lewis Hamilton ka fituar Çmimin e Madh të Monaco, gara e gjashtë e Botërorit të Formulës 1. Ka qenë Max Verstappen që ka kaluar vijën e finishit pas pilotit anglez, por holandezi është penalizuar me 5'' për një dalje të gabuar nga bokset. 

Kështu, vendi i dytë dhe i tretë është marrë respektivisht nga Sebastian Vettel dhe Valtteri Bottas. Verstappen është klasifikuar në vendin e katërt.

Hamilton ka realizuar një kryevepër, sepse ka bërë 66 xhiro pa i ndryshuar gomat e mesme. 66 xhiro duke mbajtur mbrapa Max Verstappen, i cili ka pasur për të njëjtin numër xhirosh gomat e forta, që supozohet të rezistojnë më shumë.

Mercedes ka humbur stabilitet me kalimin e kohës, por Lewis ka arritur ta zbusë dhe ka arritur ta mbyllë me suksesin misionin. Vesrtappen, edhe pse e dinte se do të penalizohej, nuk i është ndarë anglezit. 

E ka sulmuar dhe në xhiron e 75-të, pas tunelit, edhe e ka prekur, por Hamilton ka ruajtur kryesimin dhe ka siguruar fitoren e tij të 77-të, e treta në Principatë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat