Mercedes: Ai na prishi festën - Bota Sot
Mercedes: Ai na prishi festën

Formula 1

Mercedes: Ai na prishi festën

Më: 28 maj 2019 Në ora: 13:38
Mercedes: Ai na prishi festën

Toto Wolff, shefi i Mercedes, ka akuzuar sot pilotin holandez Max Verstappen, se për pak sa nuk nxori jashtë loje kampionin e botës Lewis Hamilton në garën e zhvilluar në Montekarlo. “Pilotimi i gabuar i Max na kushtoi fitoren e dyfishtë në Montekarlo. Bottas kishte një problem me gomat, pasi preku murin kur Verstappen iu afrua shumë në bokse. 5 sekonda penalitet janë shumë pak për të”, tha Wolff.

Më tej, shefi i Mercedes shprehet: “Edhe ndaj Hamilton ai bëri një manovër të gabuar në fundin e garës. Lewis doli jashtë piste, por asftësisë ruajti ekuilibrin e makinës. Rrezikuam shumë, këto situata në një pistë të tillë shpesh janë fatale. Më vjen keq që nuk i ngjitëm sërish të dy pilotët në majën e podiumit, por jam i kënaqur nga gara, duke parë se si rrodhën ngjarjet”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...