Super Ferrari, ‘pole position’ i Vettel në Kanada!

Formula 1

Super Ferrari, ‘pole position’ i Vettel në Kanada!

Më: 9 qershor 2019 Në ora: 11:53
Sebastian Vettel

Buzëqesh më në fund Ferrari. Sebastian Vettel do të niset nga pole-position në garën e kësaj të diele në Montreal të Kanadasë.

Kokëkuqja konfirmoi momentin pozitiv që shfaqi në provat e lira, me Vettel që regjistroi kohën më të shpejtë edhe në provat zyrtare. 1 minutë 10 sekonda e 240 të mijtat ishte xhiroja rekord e Vettel që la pas rivalin e tij të madh anglezin Leëis Hamilton me 2 të dhjetat e sekondës më pak.

Nga vendi i tretë në Kanada do të niset Charles Leclerc me Ferrarin tjetër, ndërkohë që Daniel Ricciardo me Renault edhe pse zhvilloi prova të shkëlqyera nuk shkoi më shumë se vendi i 4-t.

Zhgënjeu Valteri Bottas që do ta startojë garën nga vendi i 6-të, ndërkohë që shumë më keq shkuan gjërat për Max Verstappen i cili u pozicionua i 11-ti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat