Hamilton nuk dorëzohet: Ferrari i shpejtë, por kjo është pistë aksidentesh

Formula 1

Hamilton nuk dorëzohet: Ferrari i shpejtë, por kjo është pistë aksidentesh

Më: 9 qershor 2019 Në ora: 12:43
Lewis Hamilton

Lewis Hamilton do ta nisë garën e sotme të Formula 1 (ora 20:10) në pistën e Montreal nga vendi i dytë, pas Sebastian Vettel me Ferrari. Diferenca mes dy makinave ishte e vogël, me pilotin gjerman të “kokëkuqes” që për herë të parë këtë sezon siguroi “pole position”.

“Nuk e di përse, por nuk jam aspak i mërzitur nga fakti që u rendita i dyti në prova. Ata ishin më të shpejtë dhe e merituan. Ferrari kishte diçka më shumë se ne, i përgëzoj. Jam i lumtur për Vettel. Unë bëra maksimumin, e gjithë skuadra bëri maksimimin”, tha Hamilton.

“Gara është ndryshe, do të jetë një betejë e fortë nga xhiro e parë deri tek e fundit. Kemi një motor të ri dhe mund të përfitojmë nga ky fakt. Do të jetë një armë më shumë për ne në garë, pasi mund të shfrytëzojmë në maksimum fuqinë e motorit Mercedes”, tha kryesuesi i Botërorit.

“Diferenca ishte e vogël, ndërkohë që gomat do të jenë vendimtare në këtë pistë. Me një strategji të kujdesshme dhe një menaxhim më të mirë të gomave mund të fitojmë edhe këtu. Gjithsesi, do të jetë një garë interesante, ku aksidentet e shpeshta dhe detajet mund të bëjnë diferencën”, tha Hamilton.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat