Mercedes i pakapshëm, Hamilton "pole" në Francë, Ferrari zhgënjen sërish

Formula 1

Mercedes i pakapshëm, Hamilton "pole" në Francë, Ferrari zhgënjen sërish

Më: 22 qershor 2019 Në ora: 16:19
Ilustrim

Lewis Hamilton me Mercedes ka siguruar “pole position” në pistën e Le Castellet, ku ditën e diel (starti ora 15:10) do të zhvillohet gara e Çmimit të Madh të Francës në Formula 1. Piloti britanik dha kohën rekord të pistës, 1’28”319, duke lënë pas shokun e tij të skuadrës Valtteri Bottas. Asnjë makinë nuk ka mundur të sfidojë dot Mercedes gjatë dy ditëve të fundit.

Një paraqitje e shkëlqyer e makinës gjermane, e pakapshme nga Ferrari si në provat e lira ashtu dhe ato zyrtare. Në vendin e tretë u rendit makina “kokëkuqe” e Charles Leclerc, por që ishte më shumë se 6 të dhjetat i avashtë. Vetëm i shtati Sebastian Vettel me makinën tjetër Ferrari, gati 1.5 sekonda më i avashtë se Hamilton.

Duket se gara e nesërme do të jetë një duel vetëm mes dy pilotëve të Mercedes, shumë më të shpejtë se rivalët. Në vendin e katërt doli makina Red Bull e Max Verstappen, por 1 sekondë më e avashtë. Më mirë se Vettel u paraqitën edhe dy makinat McLaren, në vendet 5-6 me Lando Norris dhe Carlos Sainz.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat