Hamilton fiton edhe në Francë

Formula 1

Hamilton fiton edhe në Francë

Më: 23 qershor 2019 Në ora: 16:49
Hamilton fiton edhe në Francë

Lewis Hamilton ka fituar Çmimin e Madh të Francës dhe ka marrë suksesin e tij të gjashtë në tetë garat e zhvilluara në këtë kampionat të Formula 1. 

Në vendin e dytë është renditur shoku i tij skuadrës, Valtteri Bottas, i cili ka fituar dy garat e tjera të zhvilluara në këtë kampionat, duke konfirmuar kështu dominimin total të Mercedes në këtë sezon. 

Zhgënjen përsëri Ferrari, që duhet të ngushëllohet me vendin e tretë të marrë nga Leclerc, ndërsa Vettel e ka mbyllur në vendin e pestë. 

Hamilton kryeson renditjen e pilotëve me 187 pikë. Pas tij renditet shoku i tij i skuadrës, Bottas, me 151 pikë dhe Sebastian Vettel me 111 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat