Vinales rikthehet në majë

Formula 1

Vinales rikthehet në majë

Më: 30 qershor 2019 Në ora: 17:55
Vinales rikthehet në majë

Maverick Vinales rikthehet në majën më të lartë të podiumit në Moto Gp. Piloti spanjoll i Yamahas zhvilloi një garë fantastike dhe në fund iu gëzua suksesit të parë sezonal pasi triumfoi në Çmimin e Madh të Holandës.

Vinales fitoi betejën me Marc Marquez që u kënaq me vendin e 2-të që e shkëput akoma më shumë në krye të klasifikimit të përgjithshëm ndërkohë që i treti u pozicionua Quartararo që mbylli një fundjavë shumë pozitive pasi u nis nga pole position.

Pas francezit të Yamahas u renditën tre italianë, me Andrea Dovizioson që bëri një garë anonime dhe u pozicionua i 4-ti i ndjekur nga Morbidelli dhe Petrucci.

Zhgënjyen Valentino Rossi dhe Alex Rins që u tërhoqën pas vetëm 5 xhirosh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat