Red Bull me mision sekret, në Silverstone me logon e agjentit 007

Formula 1

Red Bull me mision sekret, në Silverstone me logon e agjentit 007

Më: 12 korrik 2019 Në ora: 10:01
Red Bull

Gara e radhës në pistën e Silverstone (Angli) do të jetë ajo me nr.1007 në historinë e Formula 1. Për këtë arsye, makina austriake Red Bull ka vendosur që në pjesën e jashtme të saj të vendosë logon e agjentit më të famshëm britanik, Jams Bond, “agjenti 007”.

Kjo edhe për të forcuar bashkëpunimin me markën britanike Aston Martin.

“Jemi në Angli dhe ky ishte një rast i jashtëzakonshëm. Ndaj vendosëm ta shfrytëzojmë, duke parë edhe bashkëpunimin me Aston Martin. Një mënyrë speciale për të festuar në këtë pistë, ku është zhvilluar gara e parë e Formula 1 dhe këtë të diel zhvillohet ajo nr.1007”, tha Christian Horner, shefi i Red Bull.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat