Gjasat e Hamiltonit

Formula 1

Gjasat e Hamiltonit

Më: 13 korrik 2019 Në ora: 14:22
Gjasat e Hamiltonit

Formula 1 është sport i numrave ku dallimet maten me të mijtat e sekondës dhe milimetrat mund të bëjnë diferencën mes fitores dhe humbjes.

Por kur flitet për figurat më të mëdha, atëherë janë dy pilotë në histori të këtij sporti që janë në një klasë tjetër – Michael Schumacheri dhe Lewis Hamiltoni.

Schumacher mban rekordin me shtatë tituj të fituar, një rekord që qëndron tash e 15 vjet dhe po ashtu mban rekordin prej 91 garave të fituara, raporton CNN, përcjell në shqip Koha Ditore.

Por Hamilton është duke ndjekur këto shifra, ndërsa ka kaluar rekordet e gjermanit Schumacher sa u përket triumfeve në gara kualifikuese dhe nisjes së garave nga rreshti i parë, ndër të tjera.

“Sa u përket numrave, vetëm Schumacher mund të përmendet në të njëjtën frymë si Hamiltoni”, thotë statisticienti i motosporteve, amerikani Sean Kelly. “Hamiltoni është piloti i vetëm që ka fituar gara në çdo stinor në të cilin ka garuar dhe si Schumacheri në kohën e tij, Hamiltoni duket se po arrin rekorde të tjera në çdo garë. Ai ka shumë gjasë që të bëhet piloti i parë që fiton 100 gara dhe që fiton 100 gara kualifikuese dhe kjo është gati 10 për qind e të gjitha garave të F1, në të cilat ka garuar ai”.

Këtë fundjavë, Hamilton kthehet në shtegun në Silverstone, rreth 100 kilometra nga vendi ku është rritur, ndërsa ka synim të fitojë për herë të gjashtë dhe rekorde garën e Shpërblimit të Madh të Britanisë.

Një fitore në shtegun ku është rritur do ta çojë 34-vjeçarin një hap para drejt titullit të gjashtë dhe po ashtu afër rekordit të Schumacherit prej shtatë titujve.

Shumë tifozë dhe ekspertë të Formula 1 kishin menduar se rekordi i Schumacherit prej shtatë titujve nuk do të thyhej kurrë.

Schumacher ishte kthyer në sport me Mercedesin në vitin 2010, por nuk arriti të fitonte titull.

Kur legjenda gjermane vendosi të largohej nga Formula 1 për herë të dytë, Hamiltoni trashëgoi ulësen e Schumacherit në vitin 2013 dhe tash, me fuqinë e Mercedesit, është duke synuar të kalojë të gjitha rekordet e Schumacherit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat