Shiko: Thyhet rekordi për ndalesën më të shpejtë në histori të Formula 1

Formula 1

Shiko: Thyhet rekordi për ndalesën më të shpejtë në histori të Formula 1

Më: 17 korrik 2019 Në ora: 18:46
Red Bulli

Red Bulli ka vendosur rekord të ri për ndalesën më të shpejtë ndonjëherë në Grand Prixin e Britanisë fundjavën e kaluar, pasi Pierre Gasly ndaloi për vetëm 1.91 sekonda për të ndërruar gomat.

Gasly u fut në ndalesën e ekipit të tij duke e ditur se do të ketë nevojë për katër goma të reja.

Si shofer ju do të prisnit që ndalesa të zgjasë disa sekonda të paktën derisa ekipi mekanik të punojë.

Por, madje para se të hapte e mbyllte sytë, ngasësi mori dritën e gjelbër për largim pasi mekanikët e Red Bullit bënë një punë precize duke i larguar gomat që ishin dhe duke i zëvendësuar me katër goma të reja.

Ndalesa në pyetje ndodhi në rrotullimin e 13-të në Silverstrone kur ai u fut në rrugën e ndalesës dhe disa momente më vonë, u lejua të largohet për t’iu bashkuar garës duke vendosur rekord të ri në proces.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat