Bllokon Ferrari, Hamilton niset i pari në Hockenheim

Formula 1

Bllokon Ferrari, Hamilton niset i pari në Hockenheim

Më: 27 korrik 2019 Në ora: 22:11
Hamilton niset i pari në Hockenheim

Ylli i Formula 1, Lewis Hamilton, po vazhdon dominimin e tij.

Hamilton do të niset i pari në garën e Hockenheimit, pasi arriti të mbyllte i pari garat kualifikuese.

Në garën e Hockenheimit në Gjermani, pritej një fundjavë e bukur për Ferrarin, pasi dy pilotët kishin dominuar provat e lira, por motori i “kokëkuqes” zhgënjeu sërish, duke lënë në baltë Leclerc dhe Vettel.

Kjo pasi gjermani nuk mori pjesë fare në kualifikuese, për shkak të problemeve me fuqinë motorike të makinës së tij, duke u detyruar që të niset i fundit, pra i 20-i në garën e nesërme.

Leclerc në anën tjetër regjistroi kohën e 10-të më të mirë, duke u penalizuar po ashtu nga motori i ‘kokëkuqes’.

Lewis Hamilton do të niset i pari në garën e nesërme në Hockenheim, ndërsa në vendin e dytë do të jetë piloti i Red Bull, Max Verstappen. Vendi i tretë është për finlandezin Bottas, ndërsa i katërti do të niset Pierre Gasly.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat