Historike për Verstappenin

Formula 1

Historike për Verstappenin

Më: 3 gusht 2019 Në ora: 17:22
Historike për Verstappenin

Moment magjik për Max Verstappen: piloti holandez i Red Bullit fitoi në Hungari “pole position” e parë në karrierë. 21-vjeçari regjistroi një kohë fenomenale, që është edhe rekordi i këtij cirkuiti, 1:14.572.

Kohën e dytë më të mirë e regjistroi Valtteri Botas, i cili “u vonua” vetëm 18 të mijtat.

Në vijën e dytë do të nisen Hamilton dhe Leclerc. Koha e pestë më e mirë ishte e Sebastian Vettel, që niset nga vija e tretë.

Duhej të kalonin plot 93 Çmime të Mëdha në Formula që Verstappen të fitonte një “pole position”, edhe pse holandezi në 7 raste ka mundur ta fitojë garën, ndonëse nuk është nisur i pari.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat