Marquez më i miri në Brno

Formula 1

Marquez më i miri në Brno

Më: 4 gusht 2019 Në ora: 17:09
Marquez më i miri në Brno

Mbrojtja e titullit kampion në MotoGP po kthehet në një formalitet për Marc Marquez. Spanjolli i Hondas zyrtare fitoi duke dominuar edhe Çmimin e Madh të Republikës Çeke të cilin e nisi nga pole position.

Në garën e Brno e cila nisi me rreth 40 minuta vonesë pasi u prit që thahej sa më shumë pista nga reshjet e shiut, Marquez u shfaq në lartësinë e duhur duke marrë një fitore të thjeshtë e dyta radhazi për të dhe e 3-ta në 4 garat e fundit të MotoGP. Në vendin e dytë u pozicionua rivali i Marquez në garën për titull Andrea Dovizioso i cili bëri një start shumë të mirë duke rikuperuar menjëherë dy pozicione.

Podiumi u kompletua nga Jack Miller ndërkohë që i 4-ti u rendit Alex Rins. Valentino Rossi bëri një garë të dobët duke mos qenë asnjëherë konkurent për vendet e para dhe e mbylli i 6-ti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat