Hamilton triumfon në Çmimin e Madh të Hungarisë - Bota Sot
Hamilton triumfon në Çmimin e Madh të Hungarisë

Formula 1

Hamilton triumfon në Çmimin e Madh të Hungarisë

Më: 4 gusht 2019 Në ora: 17:22
Hamilton triumfon në Çmimin e Madh të Hungarisë

Lewis Hamilton fiton Çmimin e Madh të Hungarisë në Formula 1, pas një parakalimi vendimtar ndaj Max Verstappen 4 xhiro nga fundit i garës. Strategjia e Mercedesit rezultoi perfekte, pasi me me 1 pit-stop më shumë u dhuroi suksesin britanikut para holandezit të Red Bullit, që kishte fituar “pole-position” e parë në karrierë.

Një paraqitje për t’u harruar e Ferrarit, që arriti të ngjiste në podium vetëm Sebastian Vettelit me vendin e tretë, ndërsa Leclerc e kaloi vijën e finishit pas pilotit gjerman.

Dy njëvendëshet “kokëkuqe” nuk ishin në asnjë moment në garë për suksesin, madje përfituan në filli nga starti i tmerrshëm i Valtteri Botas.Carlos Sainz me McLarenin e tij e u rendit i pesti, para Red Bullit të Pierre Gasly. Vendi i shtatë për Kimi Raikkonen mbi Alfa Romeo, më pas Valtteri Bottas, që arriti të rikuperonte disa vende, Lando Norris (McLaren) dhe Alexander Albon (Toro Rosso).

Hamilton kryeson në renditjen e përgjithshme me 250 pikë, pasojnë Bottas me 188, Verstappen me 181 etj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...