Finish dramatik në Austrian GP, Dovizioso parakalon Marquez në xhiron e fundit

Formula 1

Finish dramatik në Austrian GP, Dovizioso parakalon Marquez në xhiron e fundit

Më: 11 gusht 2019 Në ora: 15:15
Marc Marquez dhe Andrea Dovizioso

Një garë dramatike është zhvilluar në Grand Prix Austria, mes Marc Marquez dhe Andrea Dovizioso.

   Piloti i Ducati, Dovizioso, ka shënuar fitore spektakolare në Grand Prix Austria, duke parakaluar pilotin e Honda, Marc Marquez, vetëm në xhiron e fundit.

Për gjatë gjithë garës pilotët ishin shumë afër njëri tjetrit, por italiani shfrytëzoi pakujdesinë e spanjollit në fund, për të dalë fitues i kësaj super gare.

Dovizioso kështu e mbylli garën në vendin e parë, ndjekur nga Marc Marquez dhe francezi Fabio Quartararo.

Rossi përfundoi në pozitën e katërt, kurse Vinales dhe Rins në pozitat pesë dhe gjashtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat