Formula 1, Leclerc i jep fitoren Ferrarit në shtëpi - Bota Sot
Formula 1, Leclerc i jep fitoren Ferrarit në shtëpi

Formula 1

Formula 1, Leclerc i jep fitoren Ferrarit në shtëpi

Më: 8 shtator 2019 Në ora: 17:12
Charles Leclerc

Charles Leclerc i mbijetoi presionit nga Lewis Hamilton dhe Valtteri Bottas për të fituar Çmimin e Madh të Italisë.

Leclerc shkëlqeu për të mbajtur prapa tij kampionin botëror dhe për të arrritur fitoren e dytë brenda dy jave, për t’i siguruar skuaderisë së tij fitoren e parë në shtëpi pas nëntë viteve.

Me 11 xhiro të mbetura, Hamilton më pas bëri një gabim në cepin e parë në ndjekjen ndaj Leclerc, duke dalë nga rruga dhe duke i lejuar Bottas të marrë vendin e dytë.

Gabimi i pilotit britanik e lejon shokun e skuadrës së tij Bottas të reduktojë diferencën në 62 pikë.

Sebastian Vettel dhuroi edhe një tjetër garë zhgënjyese, duke u bërë me dije se tani Ferrari ka në duar një talent të jashtëzakonshëm.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...