Në spital me emër të rremë, ja si Michael Schumacher po mjekohet në Paris - Bota Sot
Në spital me emër të rremë, ja si Michael Schumacher po mjekohet në Paris

Formula 1

Në spital me emër të rremë, ja si Michael Schumacher po mjekohet në Paris

Më: 10 shtator 2019 Në ora: 19:53
Michael Schumacher

Piloti gjerman Michael Schumacher ka mbërritur ditën e hënë në Paris, ku është shtruar në spitalin “Georges Pompidou”. 7 herë kampioni i botës në Formula 1 pritet të qëndrojë disa ditë në kryeqytetin francez, pasi do të kryejë një transplant me qelizat mëmë, të cilat do të merren nga placenta.

E përditshmja franceze “Le Parisien” bën me dije se në spital nuk është regjistruar asnjë pacient me emrin Michael Schumacher dhe si ai ndodhet aty i shtruar me një emër të rremë. Gjermani ka mbërritur me një autoambulancë me targa zvicerane dhe është shtruar menjëherë në repartin e reanimacionit kirurgjik dhe traumatologjik.

Hyrja aty është e pamundur dhe çdo gjë që ndodh në atë repart është sekret. Këtë transplant në shtyllën kurrizore po e kryen doktori Philippe Menasche. Ai konsiderohet si “numri 1 në botë në këtë terapi të aplikuar nga pamjaftueshmëria kardiake. Mësohet se doktori është i bindur që kjo ndërhyrje me qeliza që do të bëjë në trupin e Schumacher do të japë rezultat pozitiv.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...