Kalenderi pëson aksident – kjo është gjendja e tij

Formula 1

Kalenderi pëson aksident – kjo është gjendja e tij

Më: 15 shtator 2019 Në ora: 14:37
Kalenderi pëson aksident – kjo është gjendja e tij

Liridon Kalenderi nuk ka arritur të përfundojë garën në Buzet, pasi sot ka pasur aksident, i cili në dukje të parë duket mjaft i frikshëm, por që për fat të mirë të tij ka kaluar vetëm me dëme materiale.“Kam pasur aksident në vozitjen e parë dhe më vjen shumë keq që ndodhi, sepse realisht nuk është dashur të ndodhte.

Përparësia ndaj rivalëve ka qenë e madhe, prandaj nuk kam pasur nevojë të rrezikojë asgjë. Mirëpo, duket se asfalti në atë pjesë nuk ka qenë shumë i përshtatshëm, por me gjasë edhe vetura në trapin e prapmë nuk ishte në gjendjen më të mirë.

Sidoqoftë, gjithçka përfundoi vetëm me dëme materiale, por po e përsëris që më vjen shumë keq që e humbëm mundësinë të kthehemi me fitore nga një garë kaq prestigjioze”, ka thënë Kalenderi pak çaste pas aksidentit.Ndërsa, dje ai ishte bindshëm më i miri në provat zyrtare dhe me të drejtë pritej që sot të ishte i pari.

Garën nuk e ka përfunduar as pretendenti tjetër për të fituar, italiani Antonino Migliuolo, i cili po ashtu sot ka pasur aksident.Kosova në Buzet u paraqit me 7 garues.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat