Marquez dominon në Aragon - Bota Sot
Marquez dominon në Aragon

Formula 1

Marquez dominon në Aragon

Më: 22 shtator 2019 Në ora: 16:05
Marquez dominon në Aragon

Piloti Marc Marquez fiton Çmimin e Madh të Aragonit dhe regjistron suksesin e tij të 8-të sezonal në MotoGP.

Një fitore e merituar ajo e Marquez në shtëpinë e tij me spanjollin që e dominoi garën nga fillimi deri në fund dhe nuk e vuri asnjëherë në diskutim suksesin.

Podiumi në Aragon u kompletua nga Andrea Dovizioso dhe Jack Miller ndërsa një garë për t’u harruar  Valentino Rossi i cili  nuk ishte asnjëherë në garë për tre vendet e para dhe përfundoi gjithçka në vendin e 8-të.

Me këtë fitore Marquez e thelloi në 98 pikë avantazhin ndaj Doviziosos në klasifikimin e përgjithshëm dhe 5 gara para fundit kur mbeten në total vetëm 125 pikë në lojë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...