Ferrari do të jenë kockë e fortë

Formula 1

Ferrari do të jenë kockë e fortë

Më: 24 shtator 2019 Në ora: 10:50
Ferrari do të jenë kockë e fortë

Ylli britanik i Formula 1, Lewis Hamilton, e sheh si sfidë të vështirë përballjen me Ferrarin.

Lideri i kampionatit, Hamilton, beson se Ferrari do të jenë kockë e fortë për t'u thyer në pjesën e mbetur të sezonit.

Ferrari morri fitoren e tretë radhazi në Singapor, gjatë së dielës, kurse Hamilton i Mercedes përfundoi i katërti.

Hamilton beson se Ferrari,  të cilët ishin të shpejtë vetëm në pistat e drejta, do të jenë konkurrentë në të gjitha pistat.

“Shihet qartë se makina e tyre punon shumë mirë në secilën pistë dhe tani do të jetë e vështirë t’i mposhtim” ka thënë Hamilton.

“Ata janë të shpejtë në pista të drejta. Nuk mund të garojmë me ta në pista të drejta. Por, ne kemi fituar edhe në të kaluarën, me makinat jo më të mirat” ka shtuar tutje piloti i F1.

Pesë herë kampioni ishte në pozitën e dytë në xhirot e para në Singapor, pas Leclerc të Ferrari, por ra në pozitën e katërt fal gabimeve të Mercedes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat