Menaxherja e Schumacher i drejtohet tifozëve të gjermanit

Formula 1

Menaxherja e Schumacher i drejtohet tifozëve të gjermanit

Më: 25 shtator 2019 Në ora: 14:56
Menaxherja e Schumacher i drejtohet tifozëve të gjermanit

Gjendja aktuale e Michael Schumacher mbetet çështja më e diskutuar për momentin në internet.

Familja e legjendës së Formula 1 e ka mbajtur të fshehtë gjendjen shëndetësore të Schumit që prej se ai pësoi një lëndim serioz në kokë në dhjetorin e vitit 2013.

Tifozët e pilotit gjerman duan më shumë se kurrë që të dëgjojnë më të rejat e fundit nga situata e tij.

Sabine Kehm, menaxherja e Schumacherit ka insistuar se të rejat nga shëndeti i tij do të mbeten të ‘fshehta’ duke shtuar se tifozët duhet ta kuptojnë situatën.

“Shëndeti i Schumacherit nuk është çështje publike, kështu që ne nuk do ta komentojmë këtë”, tha fillimisht Kehm.

“Ne e dimë se do të jetë e vështirë për disa njerëz që të kuptojnë për këtë e bëjmë në dakordim të plotë me familjen e tij dhe duhet të jemi falënderues ndaj atyre që na kuptojmë”, vlerësoi ajo.

Ndryshe, së fundmi është raportuar se Schumi është dërguar në Paris për një trajtim privat, por që nuk ka ndonjë të re.

Schumacher nuk është parë në publik për pesë vite, derisa vetëm fotot e vjetra janë shfaqur në internet.

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat