Automobilizmi, mbahet në këtë fundjavë në Goden të Gjakovës

Formula 1

Automobilizmi, mbahet në këtë fundjavë në Goden të Gjakovës

Më: 27 shtator 2019 Në ora: 17:25
Automobilizmi, mbahet në këtë fundjavë në Goden të Gjakovës

Gara e fundit, e gjashta me radhë, e diciplinës malore për kampionatin e sivjetmë të Kosovës në automobilizëm mbahet në këtë fundjavë në Goden të Gjakovës.

Auto Klubi HCR Gjakova dhe Federata e Auto Sportit e Kosovës i kanë marrë të gjitha masat që edhe kjo garë të përfundojë në mënyrën më të mirë të mundshme, ashtu sikur edhe pesë garat paraprake.

Një gjë është e sigurt. Rivaliteti këtë herë, sidomos në disa klasa, do të jetë edhe më i madh për faktin se gara është përcaktuese për renditje në plasmanin e përgjithshëm.

Numri garuesve pritet të jetë i madh, ndërsa edhe interesimi i dashamirëve të auto sportit pa dyshim që do të jetë i kënaqshëm.
Të shtunën prej orës 08-10:00 bëhet paraqitja në garë për të vazhduar më pas me verifikimin e dokumentacionit dhe kontrollimin teknik, ndërsa vozitja e parë pritet të fillojë në orën 12:30.

Të dielën, duke filluar nga ora 10:00 bëhet renditja e garuesve në bazë të rezultateve të arritura të shtunën dhe pas procedurave të zakonshme, gara fillon në orën 12:00. Policia e Kosovës, Brigada e Zjarrfikësve dhe Ndihma e Shpejtë do të asistojnë në garë, ndërsa organizatorët shpresojnë se nuk do të ketë nevojë për intervenimin e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat