Mercedesi shkarkon katër anëtar të ekipit për diskriminim “racor dhe religjioz”

Formula 1

Mercedesi shkarkon katër anëtar të ekipit për diskriminim “racor dhe religjioz”

Më: 29 shtator 2019 Në ora: 00:43
Mercedesi

Mercedesi ka shkarkuar katër anëtarë të stafit në garat në Formula 1, pas disa hetimeve rreth diskriminimit që kishin bërë.

Nuk janë dhënë detaje rreth incidentit, por është mësuar se shkarkimi kishte të bënte me diskriminimin e natyrës racore dhe religjioze.

“Kemi dënuar këtë sjellje me termat më të fuqishëm dhe kemi vepruar menjëherë”, thuhet në deklaratën e ekipit të Mercedesit. “Ne e çmojmë llojllojshmërinë e punëtorëve tanë dhe është një burim fuqie për ekipin tonë. Ambienti ynë i punës bazohet në vlerësimin dhe respektin e ndërsjellë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat