Marquez: Qasja jonë nuk ndryshon

Formula 1

Marquez: Qasja jonë nuk ndryshon

Më: 1 tetor 2019 Në ora: 13:36
Marquez: Qasja jonë nuk ndryshon

Të dielën në mëngjes me orën europiane, Marc Marquez mund të shpallet zyrtarisht kampion i Moto GP për herë të 6-të në karrierë pikërisht në Çmimin e Madh të Tajlandës.

Spanjollit të Hondas zyrtare i mjafton të marrë dy pikë më shumë se Andrea Dovizioso në ndalesën e rradhës për të mbyllur edhe matematikisht çështjen titull, 4 gara para fundit të sezonit.

“Kishim një fundjavë fantastike në Aragon dhe jam i lumtur që fitova para tifozëve të mi.

Dua të kem të njëjtin optimizëm dhe të njëjtën energji pozitive edhe për garën e kësaj fundjave në Tajlandë, në mënyrë që të bëjmë një paraqitje fantastike. Qasja jonë nuk ndryshon pavarsisht rrethanave. Do të bëjmë të njëjtën punë për të qenë më të fortë të dielën”, deklaroi Marquez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat