Aksident në Formula 1: Hamilton dëmtohet nga Leclerc

Formula 1

Aksident në Formula 1: Hamilton dëmtohet nga Leclerc

Më: 13 tetor 2019 Në ora: 08:38
Hamilton dëmtohet nga Leclerc

Një aksident ka ndodhur në Formula 1, në kuadër të Japan GP.

Grand Prixi që po mbahet në Japoni, ka treguar disa pamje aspak të mira, sidomos për tifozët e Lewis Hamilton.

Piloti i Mercedes është dëmtuar keq nga makina e Charles Leclerc, i cili garon me Ferrari.

 

Në xhiron e parë të Japan GP është parë një nga skenat më interesante të vitit. Një pjesë e makinës së Ferrari (Leclerc) u shkëput dhe u përplas në makinën e Hamilton, i cili po ndiqte nga prapa pilotin e Ferrari.

Leclerc kishte dëmtuar makinën e tij qysh në fillim të garës, kur ishte përplasur me Verstappen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat