Bottas triumfon në Suzuka, Mercedes siguron titullin kampion

Formula 1

Bottas triumfon në Suzuka, Mercedes siguron titullin kampion

Më: 13 tetor 2019 Në ora: 09:21
Bottas

Valtteri Bottas triumfoi sot në garën e Cmimit të Madh të Japonisë në Formula 1, garë e zhvilluar në pistën e Suzuka. Piloti finlandez, që e nisi garën nga vendi i tretë, bëri një start fantastik, duke parakaluar dy makinat Ferrari, që niseshin nga vija e parë.

Falë një strategjie më të mirë, Bottas arrin të mbajë pas rivalët, duke përballuar me sukses sulmet e rivalëve dhe korri një fitore të merituar, e treta sezonale dhe e gjashta në karrierë për të. Në podium u ngjitën edhe Sebastian Vettel me Ferrari e Lewis Hamilton me makinën tjetër Mercedes.

Për Mercedes fitorja e sotme do të thotë titull kampion për konstruktorë në Formula 1 për vitin 2019, i gjashti radhazi. Makina gjermane fiton kështu trofeun e parë sezonal, duke konfirmuar dominimin e saj në këtë sport.

Charles Leclerc me Ferrari u rendit në vendin e gjashtë, pas Alexander Arlon (Red Bull) dhe Carlos Sainz (McLaren). Piloti monogask bëri një gabim në start, ku pati një kontakt me Max Verstappen. Ky i fundit u detyrua të tërhiqej. Për Hamilton, që dha xhiron më të shpejtë, një tjetër hap drejt titullin të 6-të kampion.

Më herët, në orën 03:00 të mëngjesi, u zhvillua provat zyrtare, me Vettel që siguroi “pole position”, duke lënë pas Leclerc, Bottas, Hamilton, Verstappen e Albion. Provat zyrtare u zhvilluan sot për shkak të tajfunit “Hagidis”, që goditi Japoninë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat