Formula 1 me rregulla të reja, ja çfarë do të ndodhë pas vitit 2021 - Bota Sot
Formula 1 me rregulla të reja, ja çfarë do të ndodhë pas vitit 2021

Formula 1

Formula 1 me rregulla të reja, ja çfarë do të ndodhë pas vitit 2021

Më: 18 tetor 2019 Në ora: 09:13
Formula 1

Marrëveshja e shumëpritur erdhi. Federata Ndërkombëtare e Automobilizmit (FIA), Liberty Media (shoqëria që zotëron kuotat e F1 ) si dhe skuadrat e Formula 1, janë mbledhur në Paris për të diskutuar për të ardhmen e këtij sporti. Nga viti 2021, do të hyjnë në fuqi rregullat e reja, që pritet të sjellin më shumë barazi mes skuadrave (zyrtarizimi do të bëhet më 31 tetor).

Rregullat e reja do të sjellin një aerodinamikë më të thjeshtë krahasuar me atë aktuale, që do të lejojnë parakalimet dhe favorizojnë spektaklin në pistë. Pjesa e pasme pritet të jetë më e madhe, për të lejuar skuadrat që të kenë më shumë hapësira për sponsorët.

Palët hodhën poshtë, të paktën për momentin, që të organizohen mini-gara ditën e shtunë për të përcaktuar “pole position”. Ferrari, si makina më e vjetër në Formula 1, do të vazhdojë të ketë të drejtën e vetos edhe pse ajo mund të përdoret në situata të caktuara.

Është diskutuar edhe në lidhje me motorin, në mënyrë që ai të jetë sa më i thjeshtë, për të ulur shpenzimet. Gjithsesi, më shumë detaje pritet të mësohen më 31 tetor, kur në garën e Austin (Amerikë) do të bëhen publike ndryshimet në rregullore.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat