Marquez nuk njeh askënd 

Formula 1

Marquez nuk njeh askënd 

Më: 20 tetor 2019 Në ora: 17:55
Marquez nuk njeh askënd 

Marc Marquez, kampion i botës në MotoGP edhe për vitin 2019, triumfoi edhe në Çmimin e Madh të Japonisë, duke regjistruar suksesin e 10-të sezonal.

Marquez nuk njeh askënd dhe tregoi edhe një herë kapacitetin e tij.

Piloti i Hondas, i cili sapo ka fituar titullin e 6-të në karrierë në MotoGP, dominoi edhe në Motegi, duke i lënë pas rivalët e tij me një lehtësi të admirueshme.

I dyti e kaloi vijën e finishit Quartararo me Yamahan, ndërsa Dovizioso me Ducatin e tij plotësoi podiumin. Tjetër garë për t’u harruar për Valentino Rossi, i cili u rrëzua në xhirot e fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat