Hamilton pranon gabimet: Jam njerëzor si gjithë të tjerët

Formula 1

Hamilton pranon gabimet: Jam njerëzor si gjithë të tjerët

Më: 25 tetor 2019 Në ora: 09:25
Lewis Hamilton

Në prag të garës së Çmimit të Madh të Meksikës në Formula 1, që zhvillohet ditën e diel, piloti britanik Lewis Hamilton ka folur për mundësitë që ai ka për t’u shpallur kampion bote që këtë garë.

“Nuk ka për të qenë e lehtë, pasi Bottas është një rival i vështirë. Nuk e di nëse këtë sezon e kam mposhtur më parë Bottas me 14 pikë, por kjo është një pistë ku ai paraqitet mirë”, tha Hamilton. Britanikut i duhet të fitojë me 14 pikë diferencë ndaj shokut të skuadrës për t’u shpallur kampion bote.

Në lidhje me paraqitjet jo fort të mira në garat e fundit, Hamilton shprehet se asnjë nuk është i përkryer.

“Unë jam human si gjithë të tjerët. Kam edhe unë ulje-ngritjet e mia. Nuk kam qenë shumë i kënaqur nga makina, por jam i përqendruar në maksimum për garat e mbetura. Edhe Ferrari është një rival i fortë dhe këtu në Meksikë mund të fitojnë. Të shohim se si do të shkojnë gjërat në garën e radhës”, tha Hamilton.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat