Aksidenti i tmerrshëm i Bottas, Mercedes tregon për gjendjen e pilotit

Formula 1

Aksidenti i tmerrshëm i Bottas, Mercedes tregon për gjendjen e pilotit

Më: 27 tetor 2019 Në ora: 06:54
Aksidenti i tmerrshëm i Bottas

Valtteri Bottas ka pësuar një aksident të tmerrshëm në garën e sotme, në Grand Prixin e Meksikës.

Në kualifikueset e treta, Bottas pësoi një aksident ku me makinën e tij u përplas në murin e pistës.

Formula e finlandezit u shkatërrua tërësisht dhe piloti u dërgua menjëherë tek mjekët e pistës për të parë gjendjen e tij.

 

Skuadra e Mercedes ka konfirmuar se piloti është në gjendje të rregullt dhe nuk ka pësuar ndonjë dëmtim.

Bottas do të jetë i gatshëm për garën e madhe, por momentalisht makina e tij është e shkatërruar tërësisht.

Mercedes kanë thënë se janë duke punuar për të parë se çfarë duhet riparuar për të qenë gjithçka gati për garën e madhe.

Bottas është shoku i skuadrës së Lewis Hamilton dhe është i vetmi nga Mercedes anash britanikut që është në garë për titullin e kampionit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat