Penalizohet Verstappen, Leclerc në ‘pole position’

Formula 1

Penalizohet Verstappen, Leclerc në ‘pole position’

Më: 27 tetor 2019 Në ora: 08:49
Penalizohet Verstappen

Max Verstappen është penalizuar para garës së Mexican GP.

Verstappen doli i pari në kualifikueset për Mexican GP, duke fituar të drejtën për të nisur garën nga pozita e parë, por pas garës është marrë një tjetër vendim.

Piloti i Red Bull është penalizuar, pasi nuk ka respektuar flamurin e verdhë, duke mos ulur shpejtësinë pas aksidentit të Valtteri Bottas.

Ky vendim i shkon më së shumti në favor anëtarit  të Ferrari, Charles Leclerc, i cili tashmë niset nga pozita e parë.

Nga pozita e dytë do të niset Sebastian Vettel po ashtu i Ferrari, kurse në pozitën e tretë niset Lewis Hamilton me Mercedes, kurse Max Verstappen niset nga pozita katër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat