Një tjetër pilot humb jetën

Formula 1

Një tjetër pilot humb jetën

Më: 2 nëntor 2019 Në ora: 15:24
Një tjetër pilot humb jetën

Kur kanë kaluar pak më tepër se 8 vite nga vdekja e Marco Simoncellit, pista e Sepangut në Malajzi ka marrë jetën e një tjetër motoçiklisti gjatë ditës së sotme.

Bëhet fjalë për indonezianin Afridza Munandar, që po garonte në Idemitsu Asia Talent Cup dhe u rrëzua në kthesën e 10, që në xhiron e parë, ndërsa iu dha menjëherë ndihma e parë nga personeli mjekësor në pistë.

Më pas 20-vjeçari u transportua për në spitalin e Kuala Lampurit, por nuk ia doli t’u mbijetojë plagëve të marra, duke bërë u ndarë nga jeta në mënyrë tragjike.

Mudandar ishte një nga pilotët më premtues të kësaj kategorie të motoçiklizmit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat