Zhan Todt zbarkon në Tiranë - Bota Sot
Zhan Todt zbarkon në Tiranë

Formula 1

Zhan Todt zbarkon në Tiranë

Më: 7 nëntor 2019 Në ora: 10:44
Zhan Todt zbarkon në Tiranë

Mjafton të për mendësh emrin e tij dhe është normale që për apasionantët e Formulës 1 dhe të automobilizmit në përgjithësi, Zhan Todt është një figurë e katër rrotave.

Edhe pse tashmë prej 10 vitesh ai ka vendosur që të qëndrojë larg bokseve të pistës, ku të gjithë e kujtojnë gjatë për rolin e drejtorit ekzekutiv dhe administratorit të përgjithshëm të skuderisë Ferrari, në periudhën e artë të “Kokëkuqes” dhe titujve të Mikael Shumakerit, tashmë Zhan Todt qëndron në krye të FIA-s (Federata Ndërkombëtare e Automobilizmit) që prej 23 tetorit 2009 dhe vazhdon të punojë për përparimin e sporteve me katër rrota.

Gjithsesi, lajmi i mirë dhe ndoshta mjaft special është se francezi Zhan Todt do të vizitojë shumë shpejt Shqipërinë. Saktësisht, numri një i automobilizmit botëror do të qëndrojë tri ditë në Tiranë, mes datave 12 dhe 14 dhjetor, si rrjedhojë e organizimit dhe ndarjes së çmimeve që lidhen me asamblenë vjetore të “Central Europian Sporting Zone” (CESZ).

Ceremonia në fjalë e CESZ-së, e cila përfshin 15 federata të vendeve të Europës qendrore, organizohet nga “Automobil Club Albania”, gjatë të cilës federatat në fjalë do të diskutojnë mes tyre mbi programet dhe organizimet e mundshme të sezonit të ardhshëm, përmirësimet e turneve, shkëmbim eksperiencash, por në të njëjtën kohë, Zhan Todt do të ketë edhe nderin që të ndajë disa çmime që lidhen me disiplina të ndryshme, si për garat rrelli, drifting etj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat