E papritur kjo që i ka ndodhur Ferrarit

Formula 1

E papritur kjo që i ka ndodhur Ferrarit

Më: 23 nëntor 2019 Në ora: 00:45
Ferrari

Çmimi i Madh i Brazilit në Formula 1 rezultoi një katastrofë e vërtetë për Ferrarin, me dy pilotët e saj që përplasën njëri-tjetrin duke u tërhequr nga gara pak xhiro para fundit. Ndërsa së fundmi, sipas asaj që bën të ditur revista gjermane “Auto Moto”, mësohet se FIA ka sekuestruar disa komponentë të sistemit të injektimit të benzinës te Ferrari.

Të njëjtën gjë FIA e ka bërë edhe me makinën Alfa Romeo. Revista gjermane raporton se drejtuesit e Formulës 1 e kanë bërë këtë veprim për të parë nëse teknikët e Ferrarit mund të kenë bërë ndonjë shkelje në mënyrë që të përmirësonin paraqitjet e makinës.

Megjithatë, kjo është një procedurë që FIA e aplikon me skuadra të ndryshme pas garave. Kujtojmë se vetëm disa ditë më parë Ferrari u akuzua për parregullsi nga piloti i Red Bull, Maks Vershtapen, i cili kishte thënë se “kokëkuqja” ndaloi së fituari pasi nuk po bën më hile.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat