Nëse largohet drejtori sportiv, Hamilton braktis Mercedesin

Formula 1

Nëse largohet drejtori sportiv, Hamilton braktis Mercedesin

Më: 9 dhjetor 2019 Në ora: 14:53
Luis Hamilton

Kampioni i botës në Formula 1, Luis Hamilton, i ka dhënë një mesazh të qartë skuadrws së “Mercedes”-it.

“Nëse Toto Volf do të largohet nga “Mercedes”, atëherë edhe unë do të largohem nga kjo makinë”, u shpreh piloti britanik.

Ditët e fundit është përfolur se drejtori sportiv i Mercedesit, Toto Volf, mund të ndryshojë skuadrën.

“Pa të Mercedes nuk do të jetë më njësoj si parë. Gjithsesi, ai do të bëjë atë që është më e mirë për veten e tij. Në bazë të asaj që Toto do të vendosë për të ardhmen e tij do të bëj edhe unë një vlerësim për të ardhmen time te Mercedesi. Nëse ai ikën do të largohem edhe unë”, tha Hamilton, që bashkë me Volfin kanë fituar 5 tituj kampionë bote për pilotë dhe konstruktorë në Formula 1.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat