Ferrari kërkon medoemos të mposhtë Mercedesin

Formula 1

Ferrari kërkon medoemos të mposhtë Mercedesin

Më: 18 dhjetor 2019 Në ora: 19:10
Ferrari kërkon medoemos të mposhtë Mercedesin

Kjo do të jetë një periudhë e ngjeshur me punë për Ferrarin, në përgatitjet për sezonin 2020 të Formula 1.

Sipas mediave italiane, drejtuesit e “kokëkuqes” do të përgatisin 3 tipe të ndryshme makinash (telajo) për testet dimërore që do të zhvillohen në shkurt.

Mësohet se dy tipet e para të makinave do të testohen në pistën e Montmelo, në testet që do të zhvillohen fillimisht më 19-21 shkurtit dhe më pas më 26-28 shkurt.

Ndërsa tipi i tretë i telajos do të testohet më herët, në testet e gomave Pirelli.

Ferrari ka bërë me dije se prezantimi i makinës së re do të kryhet më 11 shkurt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat