Neorokirurgu i famshëm: Gjendja e Schumacherit e përkeqësuar, nuk është ai të cilin e njohim

Formula 1

Neorokirurgu i famshëm: Gjendja e Schumacherit e përkeqësuar, nuk është ai të cilin e njohim

Më: 21 janar 2020 Në ora: 14:55
Michael Schumaher

Legjenda e ‘Formula 1’, Michael Schumacher i është përkeqësuar gjendja tepër.

Ish-Piloti i Ferrarit, kishte pësuar gati aksident fatal duke bërë ski në alpet franceze në dhjetor të vitit 2013.

Pas shtatë viteve, gjendja e Schumacherin është përkeqësuar tejmase, thotë një neurokirurg italian.

Nicola Acciari, i cili punon në një spital në Bolonja të Italisë, thotë se është një person shumë i ndryshëm nga ai që njerëzit e mbajnë mend.

“Duhet të imagjinojmë sot një njeri të ndryshëm nga ai që mbajmë mend, me një organizëm dhe strukturë trupore tepër të përkeqësuar”, tha Acciari për gazetën italiane “Contro Copertina”. “Kjo ka ardhur si pasojë e traumës në tru që ka pësuar”.

Informacionet mbi shëndetin e Schumacherit kanë qenë mjaft të rezervuara, i fundit ka ardhur nga Jean Todt, ish-menaxheri i tij te Ferrari, i cili zbuloi vitin e kaluar se gjermani ishte ende duke luftuar. Megjithatë, Acciari beson se Schumacheri nuk ka më lidhje me njeriun që dominoi pistat e garave të Formula 1 në vitet 1994-2004.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat